Vajza e Ermal dhe Ariana Fejzullahut festoi një vjetorin e lindjes disa ditë më parë.
Ajo tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë, ndërsa ka filluar të hedhë hapat e parë dhe të belbëzojë rrokjet e para.
Ariana ka postuar në instagram një video të vogëlushes e cila fillon të ecë duke u mbajtur nga parvazi i dritares.
Ana mban veshur një fustan shumë të bukur, flokët i ka kapur një bishtalec të vogël sipër dhe fillon të ecë ndërsa thotë mama.
Ndërsa në një video tjetër të postuar po në të njëjtin vend, vogëlushja kërcen e lumtur në majë të gishtave.
Ariana dhe Ermali organizuar disa ditë më parë një festë shumë të këndshme për të voglën e tyre ku ishin të ftuar miq dhe familjarë në një atmosferë shumë të veçantë festive.
Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGKjYE6hvt_/