Aktualitet

Gazetarit i vjedhin celularin në transmetim direkt, videoja bëhet virale

Një gazetari në Buenos Aires në Argjentinë i kanë vjedhur telefonin cellular teksa ishte duke raportuar live nga terreni.

Ai e kishte telefonin në dorë teksa po shihte përpara kamerës me mikrofon në dorë gati për të patur një lidhje direkte.

Në videon e bërë virale gazetari shihet teksa vrapon drejt hajdutit, një djalë i ri që pasi i merr telefonin nga duart zhduket me vrap.

Hajduti është larguar menjëherë dhe gazetari fatkeqësisht nuk ka mundur dot ta ndalë, ndërsa kjo video është bërë virale duke u shpërndarë me shpejtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=XDBOgED281E

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=XDBOgED281E