ShowBiz

Khloe bëhet parukiere, vogëlushja provon gërshërët në flokët e Zaiminës

Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë e një vazje disa vite më parë.

Atë e shohim shpesh herë teksa poston foto bashkë me vogëlushen Khloe e cila tashmë është rritur dhe ka filluar të tregojë interes për gjëra nga më të ndryshmet.

Së fundmi këngëtarja ka treguar se e bija  u zgjua sot me idenë për të hapur një sallon bukurie dhe si fillim me një gërshërë në dorë filloi të zbukuronte arushat dhe kukullat e saj.

Në një moment pasi mbaroi me to e drejtoi gërshërën nga flokët e Zajminës.

Këngëtarja ka postuar në instagram një tufë flokësh të cilët Khloe ja ka prerë në një moment kur ajo nuk e kishte mendjen.

“Nisëm ditën me një ide të re për të patur një sallon bukurie, klientë pa fund në rradhë. Nushi ishte i pari që stiloi flokët. Panda priste në rradhë për një stilim nga dora magjike e Khloe. Akoma nuk e besoj që në një moment pamendje gërshëra magjike preu dhe flokët e mia. Nuk di të qaj apo të qesh, thjesht të dua Khloe pa fund që më shton jetën në çdo moment”, shkruan Zaimina krahas fotove ku tregon rezultatet e punës së Khloe.

Link: https://www.instagram.com/p/CG2N7t7HrFS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-mPc2gHzQw/