ShowBiz

Surprizë për Arbanën, dikush i ka sjellë në shtëpi një kuti gjigande

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë.

Ajo ka treguar disa nga dhuratat e veçanta që mori nga njerëzit e saj të dashur si dhe mikpritjen që ju bë në shtëpi pasi erdhi nga materniteti me të birin.

Por duket se dhuratat nuk kanë mbaruar ende.

Dikush i ka dërguar Arbanës në shtëpi një pako gjigande me gjëra për bebin, por që në fakt kishin harruar të vendosnin pusullë.

“Më ka ardhur në shtëpi një pako gjigande plot me produkte për bebe, por nuk ka as pusullë dhe as dërgues asnjë gjë. Nëse dërguesi e sheh të më shkruajë që të paktën ti them falemindërit”, shkruan Arbana krahas fotos ku tregon pakon.

Megjithatë më pas në një tjetër video ajo e ka zbuluar se kush ja ka bërë dhuratën.

Moderatorja ndërkaq tregoj disa nga dhuratat ku mbizotëronin lulet, një byrzylyk nga Xhemi dhe një varëse me emrat e të dy djemve nga partneri i saj Eduart Grishaj.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqqy6uAY4H/