Auditorët dhe konviktet nuk do të hapet në muajin nëntor dhe mësimi do të zhvillohet online.
Ky vendim është marrë nga komiteti I ekspertëve në Ministrisë e Shëndetësisë duke vlerësuar situatën e krijuar prej COVID-19 në vend.
Në një dalje publike për mediat Zv Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakaçolli tha se universitetet do të zhvillojnë mësimin online për të paktën muajin e parë e deri në një vendim të dytë në bazë të situatës.
Ndërkaq komiteti i ekspertëve po vlerëson gjithashtu që të mbyllë baret dhe restorantet në zonën e bllokut pas orës 22 të mbrëmjes, pasi shërbejnë për të grumbulluar njerëzit duke u shndërruar në vatra të rrezikshme për përhapjen e virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=iK7yA2Nrjk4
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/