Këngëtari Ermal Fejzullahu ishte i ftuari i rradhës në rubrikën “After Party” të moderatores Luana Vjollca.
Ai ka ndarë me publikun më shumë detaje nga raporti i tij me Arianën apo planet për zgjerimin e mëtejshëm të familjes.
Konkretisht ai ka thënë se është ai që e do më shumë Arianën dhe se do ta dojë gjithmonë.
Ai ka shtuar gjithashtu se gruaja duket të jetë një mike shumë e mirë, por njëkohësisht edhe nuse shtëpie.
Ndërsa sa i takon planeve për një fëmijë tjetër, Ermali tha se për momentin katër fëmijë janë mjaftueshëm.
Ermali dhe Ariana u bënë prindër për herë të katërt para një viti kur erdhi në jetë vogëlushja Ana.
Ata janë aktualisht prindër të tre vajzave dhe një djali.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=tNRQXG4c_o4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFILgkch_Il/