ShowBiz

Pasi ja ndaloi Elitës ta marrë në emision, ja çfarë bën Gjiko për Milaimin

Reperi Gjiko në një intervistë për “NIN” të moderatorit Alaudin Hamiti tha se nuk do të donte që Milaim Zeka të ishte në emisionin e gruas së tij, pasi është shumë i rëndë.

Në fakt e gjithë kjo erdhi pasi dikur Miliami i ftuar dikur në emisionin që drejtonte Elita ka bërë një koment që Gjikos nuk i ka pëlqyer.

Por pavarësisht kësaj duket se raporti mes tyre është i mirë dhe këtë e vërteton një foto e postuar në instagramin e Gjikos.

Reperi është parë duke darkuar së bashku me Elitën, Miliamin me bashkëshorten si dhe këngëtaren Mihrije Braha me bashkëshortin e saj.

Mesa duket Gjiko e ka bërë atë deklaratë me humor dhe kjo foto tregon se raporti mes tyre është shumë i mirë.

Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEKbtZMlgOH/https://www.instagram.com/p/CFuy7_9Brga/