7 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar bën me dije se nga 1260 testime të kryera kanë rezultuar 241 raste të reja shumica e të cilave në kryeqytet që vazhdon ende të jetë vatra më e nxehtë që prej fillimit të epidemisë
Ndërkaq mësohet se po marrin trajtim spitalor 301 pacientë, ndërsa janë shëruar 92 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave në vendin tonë janë 9177 raste aktive, 11189 të shëruar si dhe 509 persona që kanë humbur jetën që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë.
Link: https://new.shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY