ShowBiz

Halloween vjen “frikshëm” në shtëpinë e Amit dhe Ermalit…

Halloween është një festë që vitet e fundit ka filluar të festohet gjithnjë e me shumë edhe në Shqipëri duke u kthyer gati gati në një traditë.

Shumë personazhe të njohur e nisin festën disa ditë më parë duke dekoruar shtëpinë me elemente të frikshëm për të përzgjedhur më pas kostumin që do të veshin mbrëmjen e 31 vjetorit.

Edhe Ami me Ermalin kanë vendosur të krijojnë një atmosferë festive në shtëpinë e tyre ku nuk mungon kungulli i famshëm si dhe fantazma në derën e shtëpisë.

Ami ka treguar gjithashtu se si po argëtohen Joeli dhe Sia së bashku me shokë dhe të afërm të tyre duke luajtur në një atmosferë disi të frikshme të krijuar në shtëpi me rastin e festës.

Link: https://www.instagram.com/amardatoska/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE7RPXQJuPu/