I ati i moderatores Viola Spiro ka ndërruar jetë i prekur nga COVID-19.
Ai ndodhej për kurim të specializuar në Turqi, por nuk mundi dot ti mbijetojë sëmundjes.
Viola ka reaguar me një status prekës në instagram teksa njofton se ndihet e copëtuar dhe e tmerruar nga mënyra dhe koha e shpejtë që e humbën të atin.
“Do të doja të kisha fuqi dhe të shkruaja pafund për babain tonë por jam e copëtuar. Jemi të shkatërruar dhe të tmerruar për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbën. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe i bukur”, shkruan Viola në statusin e saj në instagram.
Link: https://www.instagram.com/violaspiro/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7T0xpsjeVF/