ShowBiz

U përfol për një lidhje me Seven Saraçin, Kejvina bën deklaratën e papritur

Modelja Kejvina Kthjella u përfol pak kohë më parë për një lidhje me këngëtarin Seven Saraçi.

Edhe pse asnjë prej tyre nuk e pranoi, në media u përfol gjatë nisur nga fotot në vende të përbashkëta kur Kejvina ishte ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por e ftuar në rubrikën “After Party” të moderatores Luana Vjollca, Kejvina kur u pyet se kë zgjedh midis Seven Saraçit dhe Ardian Bujupit, ajo u përgjigj me indiferentizëm “Asnjërin”.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur mes saj dhe Seven, pasi kujtojmë se të paktën dikur ishin miq të mirë dhe përgjigjia e Kejvinës na habiti disi.

Modelja ka ndarë me publikun detaje të tjera nga jeta e saj private duke ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?v=gi-y2ETKOfE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gi-y2ETKOfE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHGRbRMpn76/, https://www.instagram.com/p/B4NqemQJ0UL/