ShowBiz

Ariana pozon gjithë stil, Ermali ka një mesazh të qartë për të

Ajo është nënë e katër fëmijëve, por pavarësisht kësaj e shohim gjithmonë në formë perfekte.

Ariana Fejzullahu bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat dhe miqtë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Atë e shohim gjithmonë në super formë dhe në një foto të postuar së fundmi pozon e veshur e gjitha me të bardha kombinuar me një çantë të kuqe dhe çizme kafe.

Krahas mesazhe të shumta komplimentuese për stilin dhe elegancën që përcjell përmes fotove, shohim edhe një koment nga bashkëshorti i saj.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka komentuar me një medalje ari duke treguar kështu se i ka pëlqyer shumë looku i të shoqes.

Në fakt ajo duket perfekte dhe ngjyra e bardhë i shkon shumë.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGu8gxgh1BC/