ShowBiz

Iza duke buzëqeshur, Erzina prezanton të bijën me videon më të bukur

Këngëtari MC Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu u bënë prindër të një vajze pak kohë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Iza dhe Erzina na ka prezantuar me të një ditë më parë përmes një videoje shumë të këndshme.

Ajo ka zbuluar portretin e së bijës në një video shumë të bukur ku Iza e vogël është duke buzëqeshur me sytë e mbyllur.

Iza ka ardhur në jetë në fillim të muajit qershor dhe kjo video duhet të jetë realizuar në ditët e para të jetës së saj.

Mc Kresha dhe Erzina lidhën kurorë në muajin dhjetor të vitit të shkuar me një super ceremoni ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, miq dhe familjarë të çiftit.

Link: https://www.instagram.com/p/CHJNIiPHPCojUUWjkIaPL9Y-H-riIrvSufQYt40/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LIChkggvtCxsG94hIgv7kvB2VLlX_77BGl7o0/