Tayna është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Ajo ka arritur suksese të njëpasnjëshme në aspektin profesional, ndërsa sa i takon jetës private për të dimë shumë pak.
Megjithatë atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Ndërkohë Taynën e kemi parë shpesh herë të jetë mjaft motivuese dhe përkrahëse sidomos ndaj femrave.
Me anë të mesazheve të ndryshme që poston herë pas here në rrjetet sociale, Tayna është konsideruar si një mbështetëse e femrave dhe e forcës që i karakterizon.
I tillë është edhe mesazhi i postuar së fundmi ku këngëtarja tregon se të gjitha femrat janë të bukura dhe nuk duhet në asnjë mënyrë ta krahasosh veten me të tjerat, pasi gjithsecila ka bukurinë e vet.
“Zonjusha mjaft e krahasuat pamjen tuaj me atë të femrave të tjera. Bukuria juaj është unike dhe ju duhet ta konsideroni veten si femra më e bukur në botë sipas mënyrës tuaj, sepse në të vërtetë ju jeni të tilla”, shkruan ajo në mesazhin e shpërndarë në instastory, duke ju drejtuar kështu të gjitha femrave që të vlerësojnë veten dhe bukurinë që gjithsecila e ka.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/