ShowBiz

“Shpërthen” Majk: “I lodhur duke qenë i mirë me mosmirënjohës

Këngëtari Majk ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas zërave për një lidhje të tij me miss Kosovën, bukuroshen Blerta Veseli.

Zërat lindën, pasi në profilin e missit u shfaq për pak momente një foto e Majk, të cilën më pas ajo e fshiu menjëherë.

Megjithatë pavarësisht zërave, Majk nuk ka reaguar, edhe pse më pas u përfol për një debat të tij me një faqe fansash, por që nuk e dimë sa e vërtetë mund të jetë.

Gjithsesi duket se këto zëra nuk kanë kaluar pa u dëgjuar edhe nga Majk i cili ka reaguar në një farë mënyre me një status në insstastory.

“Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët. Njerëzit e mirë lodhen duke u treguar të mirë me njerëz mosmirënjohës”, shkruan Majk në postimin e tij.

Nuk e dimë kujt i drejtohet këngëtari me këtë mesazh, por deri tani ky është i vetmi reagim, nëse mund ta quajmë të tillë, pas gjithë zërave që po qarkullojnë së fundmi për të.

Link: https://www.instagram.com/majkaveli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_m72IYlT5m/