Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, organizatorët e Festivalit të këngës në RTSH, kanë njoftuar se Festivali do të mbahet si çdo fundvit duke zgjedhur këngën që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion.
Tashmë janë zbuluar edhe prezantuesit të cilëve ju është besuar drejtimi i netëve të Festivalit.
Konkretisht Festivalin do ta drejtojë aktorja Jonida Vokshi dhe prezantuesit Blendi Salaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jonida duke shpërndarë në instagram një foto ku shfaqen ata të dy së bashku me logon e festivalit të 59 të këngës në RTSH.
Kujtojmë se një vit më parë, Festivali ju besua moderatores Alketa Vejsiu dhe rregjisores Vera Grabocka, një edicion që u shoqërua me shumë zhurmë lidhur me fituesen.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHIAxHlHe4k/