495 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Më shumë se gjysma e rasteve janë rregjistruar në Tiranë e cila është vatra më e nxehtë e Coronavirus në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 persona.
I lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në spitalet ku aktualisht sipas të dhënave po marrin trajtim 352 persona, 9 në terapi intensive dhe 4 të intubuar në gjendje të rëndë shëndetëosre.
Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me një thirrje të gjithë atyre që janë konfirmuar pozitiv apo janë në pritje të përgjigjes së testit që të qëndrojnë të izoluar duke respektuar vetëkarantimin në shtëpi.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/