ShowBiz

Super xheloze për Elgitin.. Klea e pranon hapur dhe i habit të gjithë

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një prej çifteve më simpatikë të showbizit.

Ata janë bërë prindër të një djali pesë muaj më parë dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë me fansat dhe miqtë në rrjetet sociale momentet më të bukura pranë vogëlushit Krid.

Ndërkohë Klea së fundmi është rikthyer sërish në ekran në rolin e moderatores duke drejtuar një spektakël muzike.

Ajo ka vendosur t’ju dedikojë pak kohë fansave duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një prej pyetjeve ka qenë lidhur me Elgitin ku dikush e ka pyetur: “Sa Xheloze je për Elgitin nga 1 tek 10, 100000 më dukesh”

“Vërtetë?? Se jepkam veten atëherë se jam 1000000000000”, shkruan Klea duke treguar kështu se është shumë xheloze.

Ndërsa lidhur me fëmijët ajo ka treguar se dëshiron një familje të madhe dhe patjetër që do ti bëjë një vëlla apo motër Kridit, pavarësisht se në fillim nuk e mendonte kështu.

 

 

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CByVzIQpegS/