ShowBiz

Mihrija përballë Naimit, këngëtarja zbulon detaje nga jeta private

Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj Naim Abazi ka qenë të ftuarin e rradhës në rubrikën “After Party”.

Duke qenë se ata të dy ishin të ftuar në çift në emisionin “Shiko kush luan”, edhe në rubrikën “After Party”, janë shfaqur bashkë dhe ka qenë Naimi ai që i ka drejtuar pyetje Mihrijes.

Ata kanë zbuluar më shumë detaje lidhur me raportin që kanë me njëri tjetrin.

Naimi e ka pyetur të shoqen nëse ka qenë më shumë xheloze në fillimet e lidhjes apo tani dhe ajo është përgjigjur se në fillim bëhej më shumë xheloze për Naimin.

Ajo u përgjigj gjithashtu se do të preferonte midis diamantëve dhe buqetave me lule, këto të fundit, madje do ti preferonte çdo javë nga një buqetë me lule.

Ndërsa lidhur me pyetjen nëse do të donte të kishte surpriza në punë apo në shtrat, Mihrija duke qeshur ka zgjedhur këtë të dytën.

Për të mësuar më tepër rreth çiftit simpatik ju ftojmë të ndiqni intervistën e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=OS4JewQkX2I

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OS4JewQkX2I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5i3Bk8jdVz/