ShowBiz

Ndjekësja e kritikon për puthjen në buzë me të birin, Jonida i kthehet ashpër

Jonida Maliqi është bërë nënë e një djali disa vite më parë.

Ajo ndan herë pas herë foto me të birin nga momentet që kalojnë së bashku.

Këtë herë ata e kanë kaluar fundjavën në malin e Dajtit ku janë argëtuar me lojërat e ndryshme që të ofrohen aty.

Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet duke puthur të birin në buzë në një foto shumë të bukur.

“Dashuri e pakushtëzuar që të ngjall çdo ditë e më shumë”, shkruan ajo krahas fotos duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Por njëra prej ndjekëseve i shkruan: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë, personalisht s’më duket aspak e këndshme”

Jonidës nuk i ka shpëtuar ky koment dhe nuk ka kaluar pa I kthyer një përgjigje ndjekëses.

“Çlidhje ka moda me dashurinë, nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të kene akses? Merruni me gjëra më të rëndëisshme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë”, shkruan Jonida duke treguar kështu se në fakt nuk ka asnjë gjë të keqe të puthësh fëmijët në buzë dhe të tregosh dashurinë.

Link: https://www.instagram.com/p/CHXJ4ZhHsHd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB_BWtGHBDI/