Duke nisur nga e mërkura datë 11 nëntor do të kufizohet lëvizja e mjeteve dhe qytetarëve duke nisur nga ora 22 e mbrëmjes e deri në orën 6 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve urgjente apo lëvizjeve për punë dhe nevoja të domosdoshme
Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë një konferencë për shtyp njoftoi gjithashtu se pas orës 22 nuk do ta funksionojë asnjë bar dhe restorant me përjashtim të shërbimit delivery.
Gjithashtu Komiteti në fjalë ka rekomanduar Smart Working për Administratën publike, me përjashtim të strukturave ofruese të shërbimeve të cilat do të vijojnë të punojnë njësoj si aktualisht duke respektuar protokollet e sigurisë.
Masat e reja do të jenë të vlefshme për tre javët e ardhshme dhe do të ketë një vlerësim të situatës javë pas jave për të gjykuar si do të veprohet në vijim.
Komiteti i ekspertëve ka vendosur që këto masa ti vendosë në të gjithë vendin pavarësisht nivelit të përhapjes së virusit.
Kujtojmë se kohët e fundit situata në vend ka ardhur drejt përkeqësimit me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja si dhe të shtrimeve në spital.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/4025695677458895