ShowBiz

Pasojat e një nate pa gjumë, Arbana tregon vështirësitë e mëmësisë

Arbana Osmani është bërë sërish nënë e një djali.

Ajo dhe partneri i saj rregjisori Eduart Grishaj vendosën ta quajnë vogëlushin Diell dhe herë pas herë kanë zbuluar disa foto të vogëlushit.

Por ardhja në jetë e një fëmijë sigurisht që do të shkaktojë netë pa gjumë dhe Arbana e ka treguar këtë me anë të një fotoje ku shkruan: “Mirëmëngjes, apo natën e mirë..”

Ajo ka treguar kështu se i vogli e ka lënë pa gjumë, megjithatë ajo duket në formë perfekte pavarësisht se mund ta ketë gdhirë pranë të voglit të saj.

Vogëlushi erdhi në jetë gati 3 javë më parë duke shtuar gëzim në jetën e prindërve të tij.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGiCg78ApWZ/