Këngëtarja Soni Malaj është bërë nënë e një vajze disa vite më parë nga martesa me balerinin italian Mirko Lukarelli.
Vogëlushja Ana tashmë është rritur dhe duket se ka trashëguar nga e ëma, talentin për të kënduar.
Soni ka postuar në instastory një video të së bijës duke kënduar dhe dallon qartë talenti i vogëlushes dhe zëri i saj i ëmbël.
Këngëtarja nuk e ka prezantuar të bijën me publikun, pasi në instagramin e saj nuk ekziston asnjë foto ku të tregojë profilin e Anës.
Edhe në video ajo e ka mbuluar fytyrën e saj me një emoji të madh me zemër.
Link: https://www.instagram.com/soni_malaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHGOEplpuCt/