ShowBiz

Me lule mbi kokë, Besniku e di mirë se si është të jesh babai i një vajze

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë prindër të një vajze gati pesë muaj më parë.

Ata të dy na kanë prezantuar tashmë më bukuroshen Emi dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë foto, por edhe mesazhe shumë të bukura për të voglën e tyre.

Aktorja ndërkohë e ka treguar me një foto shumë qesharake se çdo të thotë të jesh babai i një vajze.

Ajo ka postuar një foto të Besnikut nga darka ku ai shihet me disa lule rozë në kokë duke u marrë me telefonin.

“Darkë lulesh..”, shkruan Jonida krahas fotos së tij duke e shoqëruar me emoji që qeshin me lot.

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGaSFZVDZz7/