ShowBiz

Seksi me i mirë para apo pas martesës, Elita habit me përgjigjen

Çifti simpatik Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë vënë përballë njëri tjetrit në rubrikën “After Party”, të  moderatores Luana Vjollca.

Këtë herë ka qenë Gjiko që i ka drejtuar pyetjet Elitës e cila ka ndarë me publikun disa prej sekreteve në çift.

Gjiko e ka pyetur Elitën nëse seksi sipas saj është më i mirë para apo pas martesës dhe ajo është përgjigjur pa hezitim se më i mirë është pas martese.

Midis Gjikos baba apo këngëtar ajo i ka zgjedhur të dy, ashtu siç i preferon të dy versionet e Gjikos si Bad Boy ashtu edhe gentleman.

Ndërsa sa i takon dhuratave Elita ka zgjedhur lulet midis këtyre të fundit dhe bizhuve, pasi sipas saj lulet janë ato që Gjiko i bën më rrallë dhuratë.

Gjiko dhe Elita janë aktualisht prindër të një djali dhe shumë shpejt do të sjellin në jetë një vajzë.

https://www.youtube.com/watch?v=H4_-OxQH0-M

Link: https://www.youtube.com/watch?v=H4_-OxQH0-M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDT7xk_liec/