ShowBiz

Nora flet për ndarjen nga Roberti, ja si e përballoi Renee

Nora Istrefi dhe Robert Berisha u vunë një vit më parë në qendër të vëmendjes për shkak të ndrajes së bujshme e cila u bë kryefjala e mediave on line për një kohë shumë të gjatë.

Nora ka folur shumë pak nëpër intervista lidhur me ndarjen ndërsa për jetën pas ndarjes nuk ka treguar asnjëherë asnjë gjë.

Por në një intervistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, ajo ka treguar se me Robertin ka një raport shumë të mirë dhe se kanë mbetur miq për t’ja bërë sa më të lehtë ndarjen të bijës.

Gjatë intervistës Nora ka treguar se po mundohen të dy bashkë që ta menaxhojnë sa më mirë gjithë situatën dhe janë të përkushtuar që Renee të mos e ndiejë ndarjen e prindërve.

Nora tha se Renee është shumë e lidhur si me të atin dhe me vetë atë, ndoshta me këngëtaren pak më shumë.

Link: https://youtu.be/SMBf39y81EI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGNlKieJbJu/https://www.instagram.com/p/CBab0bnHHz1/