ShowBiz

Sapo u bë nënë për herë të parë, blogerja shqiptare infektohet me COVID

Blogeria e njohur Sara Karaj është bërë nënë e një djali pak kohë më parë.

Vogëlushi Tomas erdhi në jetë në fund të muajit tetor dhe lajmin e dha vetë Sara me anë të një fotoje shumë të këndshme të postuar në instagram.

Ndërkohë së fundmi ka treguar se fatkeqësisht është infektuar me COVID-19.

“Të jesh me COVID dhe të kesh një të porsalindur, cila është superfuqia juaj”, shkruan Sara krahas fotos ku pozon me të voglin në krah.

Miq dhe të afërm të saj i kanë uruar me komente dhe mesazhe të shumta shërim sa më të shpejtë.

Link: https://www.instagram.com/p/CHdLnKZBtFY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHDTKoWBH5W/