532 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar sërish një rritje të rasteve ditore krahasuar me dy ditët e fundit.
Numrin më të lartë të rasteve të reja ditore vazhdon ta mbajë kryeqytet me 191 raste të reja duke vijuar të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit në vend.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me virusin 7 qytetarë.
Ndërkaq në të tre spitalet në vend po marrin trajtim mjekësor 389 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 100 persona të tjerë duke e çuar në 12767 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/