Aktualitet

E trishtë, Coronavirus i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

Aktori i njohur shqiptar Valter Gjoni ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare i prekur nga Coronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj me anë të një statusit në Facebook ku ndër të tjera shkruan: “Valteri ynë gojëmjaltë dhe zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për katër dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe miëjra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”

Gjoni numëron në karrirën e tij artistike rreth 60 role në teatër, 8 në kinematografi ndërsa ka realizuar edhe 5 filma dokumentar.

Të shumtë janë miq dhe kolegë të tij që kanë reaguar për largimin e tij nga jeta duke e konsideruar si një humbje të madhe, ndërsa i shprehin ngushëllime familjes.

Link: https://www.facebook.com/ErionVeliaj

Link: https://www.facebook.com/VullnetSinaj

Burimi i fotos: