ShowBiz

Pozon me flokët e saj të vërtetë, kështu nuk e kishim parë asnjëherë Lorin

Loredana është një prej këngëtareve që më shumë se kushdo tjetër është vënë në qendër të vëmendjes.

Fillimisht u përfol për ndarjen nga Mozzik, më pas për romancën e mundshme me reperin Zuna dhe tashmë po përflitet sërish për një ribashkim me Mozzik.

Këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto dhe video herë vetëm dhe herë me Hanën.

Ajo ka eksperimentuar vazhdimisht me flokët, por përgjithësisht e kemi parë me flokë të gjata bionde.

Më pas me baluke dhe në ngjyrë të kuqe, në ndonjë postim tjetër të zëza, por në shumicën e rasteve flokët e saj kanë qenë të gjata dhe biode.

Por si janë në të vërtetë flokët e Loredanës, këtë e ka zbuluar vetë ajo me anë të disa fotove ku shfaqet me flokët e saj natyralë.

Ajo ka flokë shumë të shkurtër biond dhe në videot e fotot e publikuara në instagram e shohim me një kapuç në kokë, ndërsa flokët i duken të shkrutëra dhe dalin shumë pak poshtë kapuçit.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/