Modelja Aurela Hoxha ka qenë e ftuara e rradhës në rubrikën “After Party”, të moderatores Luana Vjollca.
Ajo është vënë përballë pyetjeve pikante një pjesë të te cilave ju është përgjigjur, ndërsa për disa të tjera ka zgjedhur një buzëqeshje si përgjigje.
Modelja ka treguar se partneri i saj është xheloz si shqiptarët dhe jo i butë si spanjollët.
Ajo ka treguar gjithashtu se midis seksit dhe dashurisë preferon këtë të fundit, ndërsa në shtrat preferon të flejë ashtu siç e kërkon krevati, teksa është pyetur nëse fle nudo apo me pizhama.
Modelja ka folur për partnerin edhe gjatë spektaklit “Shiko Kush Luan”, ku ka rrëfyer detaje nga raporti ndërsa tha se ai është shumë xheloz.
Por në fund të intervistës ajo tha me të qeshur se në fakt nuk po fliste për partnerin, por për qenin e saj që e do shumë.
Aurela është përfolur për një lidhje, por nuk ka preferuar të japë detaje dhe deri tani nuk e dimë se kush është fatlumi që i ka rrëmbyer zemrën.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=YuvxvrCr-OQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGvOd_rB5lV/