Mbrëmjen e djeshme në Tv Klan nisi spektakli “Love Story”, ku një beqar simpatik është vënë përballë 18 vajzave të cilat garojnë për të fituar zemrën e tij.
Në mbrëmjen e djeshme, vajzat janë prezantuar me Saimirin duke ndarë përshtypjet e para për kandidatin si dhe duke u përpjekur ti bëjnë sa më shumë përshtypje.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje dhe që e nisi prezantimin e parë me një puthje në buzë ishte Vivien.
27 vjeçarja nga Durrësi ka ardhur me një surprizë për Saimirin.
Ajo pasi prezantimit të parë i ka lidhur sytë djalit dhe e ka puthur në buzë.
Kjo ishte një surprizë edhe për kandidatin i cili nuk e priste puthjen, ndërsa tha se kjo ishte surpriza më e bukur e mbrëmjes, duke shtuar se iniciativën zakonisht e merr ai, por i pëlqejnë edhe vajzat e guximshme.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-6LKe11lDU0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHNLUoSHJIe/