Të dalësh përditë në ekran dhe të jesh një personazh publik kërkon impenjim sidomos sa i takon paraqitjes.
Moderatoret janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe komentohen shpesh nga fansat për stilin e veshjes, flokët, apo grimin.
Kështu edhe Bora Zemani që e shohim çdo ditë në ekranin e “Top Channel”, nën drejtimin e “Përputhen”, është bërë shpesh herë objekt bisede.
Këtë herë fansat e saj kanë vënë re se ajo i ka veshur tre herë një palë këpucë në emision dhe këtë janë kanë vënë në dukje me anë të një komenti në foton ku shfaqet me po të njëjtat këpucë bardh e zi.
Borës ndërkaq nuk i ka shpëtuar ky koment dhe ka vendosur që ti kthejë përgjigje fanses duke i konfirmuar se këpucët i ka veshur madje më shumë se tre herë, pasi nuk është tipi që i vesh njëherë dhe i flak tutje.
“ Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që i vesh vetëm një herë këpucët dhe i hedh”, shkruan ajo në përgjigje të vajzës që i vë në dukje këtë gjë.
Link: https://www.instagram.com/p/CHqEvFCDoVB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGAnbRxjbMR/