ShowBiz

Maluma zgjedh për flokët ngjyrën më të pazakontë, vetëm atij mund ti shkonte ky look

Këngëtari latin është kthyer në një sensacion dhe kjo falë këngëve të tij,por gjithashtu edhe fizikut perfekt që e ka bërë ndër këngëtarët më të preferuar të femrave.

Maluma është vazhdimisht në qendër të vëmendjes, sidomos pas ndarjes nga modelja Natalia Barulich, ndërsa flitet se mund të jetë në një lidhje me një vajzë që nuk është e njohur për publikun.

Atë e shohim gjithmonë të kuruar dhe shpesh herë luan me ngjyrat e flokëve.

Prej kohësh e kemi parë biond, por duket se kjo ngjyrë i është mërzitur dhe ka vendosur ti lyejë flokët në ngjyrë blu.

Ai ka postuar në instagram disa foto ku shihet me lookun e ri dhe që e paska kombinuar me ngjyrën e rrobave që ka veshur.

Pavarësisht ngjyrës së guximshme, ai duket perfekt dhe shumë trendy dhe në të njëjtin mendim janë edhe fansat e tij, sidomos femrat.

 

Link: https://www.instagram.com/p/CHqrvIxn0jm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFnpGSpnsbE/