Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë ka njoftuar disa masa të reja në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 në vendin tonë.
Drejtorja e ISHP, Albana Fico në një komunikim për mediat njoftoi se situata është aktualisht duke u monituar përditë dhe nisur nga vlerësimet e bëra është e nevojshme marrja e disa masave shtesë.
Më konkretisht komiteti i ekspertëve ka vendosur që të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet si dhe të ndalohet konferencat, ceremoninë e të festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë.
Sipas Ficos situata mbetet nën kontroll, por me një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
Link dhe Burimi i fotos: https://youtu.be/3QpIGCtjOoI