ShowBiz

U largua nga “Përputhen”, Bearti “shpërthen” ndaj produksionit, nxjerr gjithë të palarat

Beart Rexhepi një prej djemve konkurentë të “Përputhen”, vendosi të largohet nga emisioni pak ditë më parë, por duket se nuk është ndarë dhe aq mirë me produksionin.

Të paktën këtë të lë të kuptosh statusi i tij i gjatë në isntastory, ku tregon se si nga produksioni i është kërkuar vazhdimisht që të bënte sa më shumë debate dhe skandale në të kundër do ta largonin nga emisioni.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se është kërcënuar që nuk mund të dalë nga emisioni kur të dojë ai se mund të ndiqet penalisht.

Bearti shkon më tutje duke thënë se ka fakte e prova që nga dita e parë e “Përputhen” e deri në ditën e fundit, ndërsa është shprehur i gatshëm të përballet në gjykatë me fytyrën e tij të vërtetë dhe jo me maskën e “Përputhen”, siç shprehet ai në fund të statusit të gjatë që ka postuar në instastory.

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHihdVKA4Fl/