E fundit, shifra të larta me COVID-19, 9 persona ndërrojnë jetë
711 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord rastesh të reja.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar ka deklaruar gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 persona.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë rregjistruar në Tiranë që vijon të jetë vatra më e nxehtë e pandemisë.
Aktualisht në të trea spitalet në vend po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 412 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 në 14.216.
Ekspertë të Ministrisë duke parë situatën e krijuar kanë vijuar apelin për të treguar kujdes dhe për të respektuar rregullat e distancës dhe higjenës.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/