ShowBiz

Krid nuk fle pa mamin, Klea sjell momentin më të bukur të mbrëmjes

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali katër muaj më parë.

Vogëlushi Krid solli shumë gëzim në jetët e tyre dhe këtë ata përpiqen ta tregojnë vazhdimisht me foto dhe video ku tregojnë momentet më të bukura pranë vogëlushit.

Klea së fundmi është rikthyer sërish në ekran nën drejtimin e spektaklit “Këngë moj”, ku e shohim çdo të martë në ekranin e “Vizion plus”.

Dhe tashmë me impenjimet e punës nuk mund të qëndrojë gjatë gjithë kohës me të birin, por vogëlushi Krid duket se nuk e zë gjumi pa ardhur mami në shtëpi dhe këtë sapo na e tregoi moderatorja me foton më të bukur.

Ajo ka postuar në instagram një foto të vogëlushit që e ka zënë gjumi në gjoksin e saj, ndërsa Klea shkruan: “Ja kush e pret mamin zgjuar, se ne nuk flemë po nuk erdhi mami në shtëpi nga puna dhe na zë gjumi kështu, ndalu moj kohë përgjithmonë tani”, shkruan Klea krahas fotos më të bukur me të birin në krah.

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEFSoZzJXu4/