ShowBiz

A ështe xheloze për Mimozën dhe çfarë i pëlqen tek Seldi, Cindy i thotë të gjitha

Pak muaj më parë këngëtari Seldi Qalliu prezantoi për publikun partneren e tij të cilën e kishim parë edhe më herët si modele në një prej këngëve të tij.

Cindy Çela, partnerja e këngëtarit ka vendosur që t’ju kthejë përgjigje fansave  duke dhënë më shumë detaje rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Ajo ka treguar se fillimisht Seldin e ka paragjykuar, por më pas duke e njohur e ka kuptuar që bëri gabim, pasi ai është shumë i sjellshëm dhe i edukuar, cilësi këto që asaj i pëlqejnë shumë tek partneri i saj.

Më pas dikush e ka pyetur nëse është xheloze për Seldin dhe për lidhjen që ka pasur me këngëtaren Mimoza Shkodra dhe ajo është përgjigjur se nuk është xheloze, pasi ajo lidhje i përket totalisht të shkuarës.

Seldi dhe Cindy e bënë publike lidhjen në ditëlindjen e kësaj të fundit ku këngëtari postoi një foto duke u puthur me parnteren, ndërsa i uronte ditëlindjen me fjalë të bukura.

Link: https://www.instagram.com/cindycela/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE7pXO1BfCz/