ShowBiz

“Kur ishim të rinj..”,Afrona dhe Blero kujtojnë fillimet e lidhjes

Këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij Afrona Dika janë bërë nostalgjikë duke u rikthyer pas në kohë kur ishin të rinj.

Modelja ka postuar në instagram disa foto të tyre ndër vite, kur Afrona ishte brune me flokë më të shkurtëra dhe kur ata të dy ishin shumë më të vegjël se sot.

“Koha fluturon, kur ishim të rinj”,shkruan Afrona krahas fotove ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj.

Afrona dhe Blero u martuan në shtator të vitit që shkoi në një ceremoni madhështore në breg të detit ku nuk munguan miq dhe familjarë të cilët krijuan një super atmosferë.

Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1g0U8IH7qC/