ShowBiz

Kur njerëzit e teprojnë me gratë shtatëzana, Elita: “Zoti ju faltë..”

Elita Rudi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Këtë herë ajo dhe reperi Gjiko janë në pritje të një vajze.

Elitën e shohim teksa poston herë pas here foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa ndan me ndjekësit emocionet e veçanta të shtatëzanisë.

Mirëpo si një grua shtatëzanë, Elitën e shqetëson diçka që po e vë re si tek vetja ashtu edhe në profilet e shumë grave shtatëzana.

Në një status në instagram, Elita tregon se si njerëzit tregon ndonjëherë shumë të pasjellshëm me një grua shtatëzanë duke bërë pyetje nga më të ndryshmet si kur do lindësh, pse e nxjerr, apo pse nuk e nxjerr barkun dhe shumë të tjera si këto.

Moderatorja sqaron se ajo vetë do të lindë pasi ti bëjë 9 muaj, aq sa është e nevojshmë për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe kushdo që i uron një nëne të lindë më herët ishalla e fal Zoti.

Mesa duket moderatorja është mërzitur me pyetjet e vazhdueshme të njerëzve që ndonjëherë janë vërtetë bezdisëse dhe jo gjithmonë është e këshillueshme ti drejtohen një gruaje shtatëzanë.

 

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHGQPQWh-U4/