Aktualitet

E rëndë, ndërron jetë fëmija i parë me COVID-19 në Shqipëri

Një foshnje vetëm 16 muajshe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme i prekur nga COVID-19.

Foshnja ishte shtruar në repartin infektiv në Pediatrinë e QSUT-së, ndërsa mësohet se vuante nga disa probleme shëndetësore që në lindje.

Fëmija ishte në intubim dhe fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë rregjistruar 657 të vdekur prej COVID-19 mes të cilëve edhe disa në moshë të re, por rasti në fjalë është i pari fëmijë që humb jetën nga COVID-19 në vendin tonë.

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/