Festat e fundvitit kanë mbërritur edhe në shtëpinë e Elita Rudit dhe reperit Gjiko.
Moderatorja ka treguar me anë të disa videove dekorin që ka zgjedhur për të sjellë një atmosferë feste në shtëpinë e saj.
Ajo ka zbukuruar sallonin dhe ka vendosur pemën dhe zbukurimet përreth shtëpisë.
Në ambjentin e shtëpisë mbizotëron ngjyra e bardhë e kombinuar kaq bukur me ngjyrën blu në çdo zbukurim të pemës dhe të sallonit.
Ngjyra blu kombinohet në dekorin e pemës gjithashtu me mbulesën e karrigeve dhe të tavolinës ku është shtruar darka.
Gjithçka duket perfekte dhe ky lloj dekori ka sjellë një atmosferë shumë unike festash në shtëpinë e çiftit.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDT7xk_liec/