Shifrat me COVID-19 në vendin tonë vijojnë të mbëten të larta.
Edhe pse krahasuar me një ditë më parë, sot janë rregjistruar më pak raste, situata vijon të mbetet shqetësuese.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 737 raste të reja, gjysma e të cila në kryeqytet që vijon të mbetet vatra më e lartë e infeksionit.
Fatkeqësisht 13 persona kanë ndërruar jetë duke humbur betejën me virusin, ndërsa 414 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq në të trea spitalet në vend po trajtohen 443 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Link: https://new.shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY