Young Zerka dhe Ronela Hajati i dhanë fund lidhjes së tyre 5 vjeçare dhe këtë e kanë deklaruar vetë përmes deklaratave të tyre.
Fillimisht ishte Ronela që pranoi se është single ndërsa së fundmi Young Zerka në spektaklin “Shiko kush luan”, deklaroi se jo vetëm nuk ka mesazhe të Ronelës në telefon, por madje i ka fshirë edhe numrin e telefonin dhe gjithçka.
Mesa duket ata të dy nuk qenkan ndarë mirë dhe këtë Zerka e tregoi edhe në një tjetër moment gjatë emisionit, ku është pyetur lidhur me deklaratën e tij të një viti më parë kur tha se Ronela ishte shpirti i tij binjak.
Këtë herë ai ju përgjigj së njëjtës pyetje se tashmë dallëndyshet kanë ikur, kanë fluturuar, duke na lënë të kuptojmë se mes tyre ka mbaruar gjithçka dhe se nuk janë më si dikur.
Link: https://www.instagram.com/p/CH3ngN1hMv1/, https://www.instagram.com/p/CH3rLkqhrhQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA7tBklFw2G/, https://www.instagram.com/p/B7q3TZRHkLB/