Ana njëra prej konkurenteve është ndier e fyer nga takimi i Fatjonit me Melisën ku ata të dy e tepruan me përkëdhelje dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer Anës.
Ajo në një moment gjatë bisedës ku ka shprehur ndjesitë e saj, është ngritur dhe i është afruar Fatjonit të cilin e ka qëlluar me pëllëmbë në mes të emisionit për t’u larguar më pas nga studio.
Në nisje të emisionit gjatë ditës se djeshme në studio mungonte Ana dhe Bora ka treguar se kanë tentuar të komunikojnë me të, por ajo nuk është përgjigjur.
Ajo ka transmetuar gjithashtu edhe një moment të filmuar me telefon kur Ana ka dalë nga studioja tejet e nervozuar duke mos dashur të flasë me askënd.
Në video ajo duket tejet e mërzitur dhe madje nuk ka dashur as të fimohet duke tentuar ti hedhë telefonin gazetares që po e filmonte në corridor.
Bora ka shpjeguar se kanë kontaktuar edhe me mikeshat e saj, por ato kanë thënë se ajo dëshiron të qëndrojë vetëm.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7NJA6gt56Q4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHaMrnelXoE8QqgT_XScGRa2w34NG9-yZNfmLg0/