ShowBiz

Plas “sherri” në restorant, ja çfarë ndodhi me Jonidën dhe Romeon

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj prej kohësh tashmë janë në një lidhje dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale momentet më të bukura së bashku.

Këtë herë ata të dy janë duke darkuar së bashku dhe në videon e postuar nga Romeo, shohim Jonidën që i merr pirunin partnerit për të marrë ushqimin.

“Për ushqim do zihemi tani”, dëgjohet ti thotë Romeo, Jonidës së cilës në tentativë për të marrë pirunin i ka ngelur një frut deti në të dhe shihet teksa qesh.

Më pas Jonida merr një patate në dorë, por Romeo bën çmos për t’ja marrë nga dora.

Si gjithmonë ata të dy duken kaq të këndshëm edhe kur janë duke debatuar me humor apo luajtur me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEU6dmBpyUU/