ShowBiz

“Ajo lindi e heshtur.”, këngëtarja e njohur humb fëmijën në prag të lindjes

Këngëtarja e njohur Cristina Perry ka humbur vajzën në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë.

Lajmin e dha vetë ajo me anë të një fotoje ku pozonte me dorën e vajzës e cila fatkeqësisht lindi e pajetë.

Këngëtarja njoftoi edhe më herët se rrezikonte një lindje të parakohshme dhe se vuante nga disa komplikacione që e bënin të vështirë shtatëzaninë.

“Mbrëmë ne humbëm vajzën tonë. Ajo lindi e heshur pasi luftoi fort për t’ja dalë në botën tonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan këngëtarja në statusin e saj në instagram ku ka marrë me qindra komente ngushëlluese.

Këngëtarja ndërkaq është nënë e një vajze dy vjeçare dhe vetëm pak kohë më parë kishte përjetuar një abort.

Link: https://www.instagram.com/p/CH_9NYBlg8z/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/NIZeg731LxM