ShowBiz

“Jam e shokuar nuk e besoj dot..”, Dua shpërthen në lot pas lajmit që mori

Këngëtarja Dua Lipa ka kryesuar në nominimet për çmimet Grammy 2021 me jo pak, por plot 6 nominime.

Këtë lloj suksesi as vetë ajo nuk e priste dhe momenti që e ka marrë vesh se është nominuar në 6 kategori ka bërë që të shpërthejë në lot.

Videon e këtij momenti ajo e ka postuar në instagram ku e shohim tejet të emocionuar dhe as vetë nuk po e beson që ka arritur një sukses të tillë me albumin e saj “Future nostalgia”.

Konkretisht ajo është nominuar në kategorinë, rekordi i vitit, albumi i vitit, dhe albumi më i mirë pop vocal për albumin “Future nostalgia”

Dua është nominuar gjithashtu në kategorinë Kënga më e mirë e vitit dhe performance më e mirë pop solo për këngën “Don’t start noë” si dhe një tjetër nominim për këngën Un dia me Jay Balvin.

“Kjo nuk duket reale. 6 nominime, nuk mundem ta besoj, 6. Zemra ime po rreh si e çmendur dhe jam në shok. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë”, shkruan ndër të tjera Dua në postimin ku tregon gjithë emocionin që ka përjetuar në ato momente.

Link: https://www.instagram.com/p/CH_HehUsh_h/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGIIHaKMORy/