Sara Hoxha dhe Ledri Vula shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata janë në pritje të një vajze dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto dhe video duke treguar ecurinë e shtatëzanisë.
Tashmë që është në prag të lindjes Sara ka marrë disa kilogramë më tepër dhe kjo reflekton edhe në fytyrë.
Ajo ka postuar në instagram një foto mjaft epike ku shfaqet me një fytyrë të deformuar dhe shumë më të fryrë se zakonisht, ndërsa shkruan me humor: “Kur do vijë ajo ditë që do shfryhem”
Kujtojmë se një ditë më parë Sara postoi një video mjaft humoristike me një reng që i punoi Ledrit dhe reagimi i tij është i pabesueshëm.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/